Sport

Deri më tani ka luajtur vetëm 140 minuta me Lazion, mirëpo vlera e Muriqit rritet tepër shumë në treg

Sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqit, i është rritur vlera në 17 milionë euro, sipas faqes “Transfermarkt”, shkruan Gazeta Metro.

Vedat Muriqi i cili kaloi nga Fehnerbace tek Lazio në afatin kalimtar veror, i është rritur vlera në tregun e futbollit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në 140 minuta sa ka bërë lojë me Lazion, Muriqit vlera i është rritur për 5 milionë euro.

Vlera më e madhe e sulmuesit kosovar ishte në gusht ku ishte 12 milionë, shifër kjo që edhe Lazio pagoi për të.

Mirëpo tani duke parë cilësitë e tij, faqja “Transfermakt”, ka bërë të ditur se vlera e tij është rritur në 17 milionë euro.