Sport

Derbin e Stambollit e fiton Besiktas ndaj Fenerbahçes

Klubi Besiktas i Stambollit triumfoi kundër riv

Klubi Besiktas i Stambollit triumfoi kundër rivalëve të qytetit Fenerbahçe me rezultat 4-3 në derbin e Super Ligës turke për t’i dhënë fund serisë prej 15 vjetësh pa fitore në Kadikoy, njofton Insajderi.

Besiktas që sonte ishte ekip mysafir, triumfuan për herë të fundit kundër Fenerbahçe-s si nikoqir më 17 prill 2005.

Në derbin e së dielës, sulmuesi i klubit Besiktas, Cyle Larin, u përjashtua në minutën e 50-të dhe skuadra e tij duhej të luajë me 10 persona në pjesën më të madhe të pjesës së dytë të ndeshjes.

Sulmuesi kamerunas i Besikta-it, Vincent Aboubakar, shënoi dy gola kundër Fenerbahçe-s për të qenë lojtari kryesor në fitore.

Derbi i së dielës u luajt pas dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me këtë fitore, Besiktas arriti në gjithsej 16 pikë në nëntë ndeshje të luajtura për t’i vendosur i katërti në tabelë, ndërsa Fenerbahçe mbeti në vendin e tretë me 20 pikë, me gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara. /Insajderi.com