Sport

Derbi lokal testi i parë për Xavin

Më 20 nëntor, Barcelona luan kundër rivalit lok

Më 20 nëntor, Barcelona luan kundër rivalit lokal, Espaynol – por ajo ndeshja ka rëndësi për Barcelonën më shumë se një duel, pasi do të debutojë Xavi Xavier Hernández.

Por në atë ndeshje Xavi do të ketë dy mungesa të mëdha.

Ousmane Dembele dhe Peri do të mungojnë.

Ky i fundit nuk është paraqitur për Barcelonën që nga shtatori i këtij viti, shkak i një lëndimi.

Katalunsit nuk po kalojnë në formë të mirë këtë edicion.

Ata gjenden në pozitën e nëntë me 17 pikë pas 12 ndeshjeve, plotë 11 pikë larg liderit, Real Sociead.

Por, Barcelona i ka besuar Xavit për ta rregulluar këtë situatë. /Insajderi.com