Lajme

Deputetja e VV-së: Nuk pati pazare për zgjedhjen e Osmanit presidente

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, A

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka deklaruar se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente pa pasur nevojë për votat e Listës Serbe si dhe i ka mohuar akuzat se ka pasur pazare politike gjatë seancës së 4 prillit.

Sipas saj, ato parti të cilat po akuzojnë për pazare politike “janë mësuar të marrin deputet me pazare”.

“Ne deri sot nuk kemi parë që dikujt i është ndarë diçka apo që dikujt i është ndarë ndonjë terminal, ose që dikush ka dërguar ndonjë motër apo vëlla në ndonjërën prej ambasadave tona jashtë vendit. Kështu që, deri tani nuk kemi parë që kemi pasur të bëjmë me pazare, thjesht kemi parë që deputet të partive të tjera kanë vendosur t’i bashkohen vullnetit të qytetarëve që ta votojnë presidenten”, ka theksuar Kryeziu në Klan Kosova.

“Edhe LDK-ja, PDK-ja, dhe AAK-ja do të thonë se kishte pazare, kjo pasi janë mësuar të punojnë vetë ashtu. Ata në vazhdimësi kanë mbijetuar duke ofruar qoftë shuma të majme të parave, qoftë favore të tjera dhe prandaj godasin në të njëjtën mënyrë edhe tek ne. Thjesht ka pasur deputetë me të cilët është folur dhe biseduar, të cilët janë dakorduar t’i bashkohen vullnetit të qytetarit”, ka shtuar ajo./Insajderi.com