Kosovë

Deputeti shqiptar i parlamentit belg jep detaje për protestën para Gjykatës Speciale

Amet Gjanaj, deputet shqiptar në parlamentin belg, ka dhënë detaje për protestën që është mbajtur sot para Gjykatës Speciale në Hagë, përderisa po mbahej seanca me Rexhep Selimin.

Ai tha se në protestë pati prezencë relativisht të mirë të shqiptarëve.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ishim në protestë, ka një orë që u kthyem, protesta u zhvillua mirë edhe në kushte të pandemisë, kishte prezencë relativisht të mirë të shqiptarëve, në kushte të pandemisë duke ruajtuar distancën etj”, tha Gjanaj në “Frontal”, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se për çka saktësisht protestuan para Gjykatës Speciale në Hagë, Gjanaj tha: “Nuk kemi shkuar me kërku lirimin, përkundrazi nëse kanë kryer krime lufte duhet dënuar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, kemi kërkuar të ketë anulim të aktakuzës, u faktua që Shtëpia e Verdhë nuk ekziston…Kjo shtëpi rezulton se ndodhet në Bajtanicë të Beogradit”.

Është e pavërtetë që shqiptarët myslimanë kanë vrarë shqiptarë katolikë, është e pavërtetë sepse shqiptarët kanë treguar harmoni ndërfetare”, tha më tej ai, teksa gjeti edhe mangësi të tjera në aktakuzat e ngritura për ish-krerët e UÇK-së.

Gjanaj tha se ngritja e aktakuzave për ish-figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë lajm i madh edhe në Blegjikë.