Lajme

Deputeti i PDK-së: Kryeministri Hoti përmes shuarjes së task-forcës po inkurajon krimin qeveritar

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për shuarjen e task-forcës kundër korrupsionit.

Ai tha se me këtë vendim, Hoti u bë pjesë e krimit dhe korrupsionit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Shuarja e Task-Forcës Kundër Korrupsionit, në mënyrë vetanake me një vendim ad hoc, pa analizë, pa bazë dhe kryekëput për qëllime parandalimi të luftimit të korrupsionit, ka rrezikuar statusin e të gjitha lëndëve që kanë qenë në zhvillim e sipër brenda kësaj Task Force”, tha Tahiri.

Tutje, deputeti i PDK-së gjatë fjalës së tij në Kufvend tha se se task-forca kundër korrupsionit që e ka shuar Avdullah Hoti e ka dëmtuar rëndë shtetin edhe në raport me procesin e liveralizimit të vizave për edhe me partnerët strategjik nga SHBA dhe BE.

“Çfarë e ka nxitur për një gjë të tillë, është mirë të na e thotë vetë, sepse dyshimet ekzistojnë e arsyet që i ka dhënë nuk mjaftojnë. Për këtë vendim skandaloz, kryeministri Hoti na është arsyetuar se baza e themelimit të Task Forcës paska qenë jo kushtetuese. Pra për çudi, para se ai të marrë çfarëdo veprimi për ta fuqizuar rendin e ligjin, ai merr veprim për ta stimuluar kriminalitetin, dhe këtë e bën në emër të Kushtetutës. Prandaj para se të merrem me motivin dhe dëmtimin që ia ka bërë atmosferës për rend dhe ligj, dua të merrem pikërisht me arsyetimin e tij”, ka deklaruar ndër tjerash Tahiri.

Tahiri e ka quajtur këtë vendim skandaloz.

“Prandaj, konsideroj se veprimi skandaloz i Kryeministrit Hoti për shuarjen e Task Forcës Anti Korrupsion brenda Policisë së Kosovës, ka rrezikuar sigurinë e rendit dhe ligjit, ka rrezikuar sigurinë e hetuesve që tashmë janë ekspozuar si viktima të një vendimi qeveritar, dhe kanë rrezikuar vetë sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.