24 orë+ Lajme

Deputeti i LDK-së Arben Gashi do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Zgjedhjet e 14 shkurtit sollën një konfiguracion të ri të forcave politike në Kosovë. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror itëZgjedhjeve, Lëvizja Vetëendosje doli partia fituese me 49.95% të votave. Vjosa Osmani e cila u prezantua si kandidate për presidente u bë personi më i , me plot 300 mijë e 788 vota. Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore brenda 30 ditësh duhet të bëhet kostituimi i Kuvendit të Kosovës.

Pika e parë e kuvendit të ri është zgjedhja e kryetarit të kuvendit që në bazë të kushtetutës i takon automatikisht partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosja. Udhëheqësi i ri i kuvendit, mund të marrë në mënyrë automatike edhe rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit, post ky që aktualisht ushtrohet nga Vjosa Osmani, që ishte kryetare e Kuvendit në legjislaturën e kaluar. Vjosa Osmani tanimë është kandidate për të marrë postin e presidentes së vendit me mandat pesë vjeçar.

Pas konstituimit të Kuvendit, ushtruesja e detyrës së presidentes duhet të dekretojë kandidatin për kryeministër ku qeveria e re duhet të votohet brenda 15 ditësh. Sfidë tjetër me të cilën do të përballet kuvendi i ri është zgjedhja e presidentit të Kosovës. Për zgjedhjen e presidentit në raundin e tretë, nevojitet pjesëmarrja e 80 deputetëve në sallë, ndërsa, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota.
Tronditjen më të madhe në këto zgjedhje e mori Lidhja Demokratike e Kosovës e cila u përgjysmua në përqindje dhe mandate. LDK doli të jetë partia e tretë me 12.64 % , pas PDK-së me 16.9 %. Ky rezultat çoi edhe në dorëheqje Isa Mustafën i cili për një dekadë ishte kryetar i kësaj partie. Shndërruar në mandate, koalicioni LDK-AKR mori 15 deputetë.

Burime të mirinformuara të portalit 24-ore.info bëjnë të ditur se deputeti i LDK-së Arben Gashi do të votojë pro Vjosa Osmanit për presidente. Një veprim të ngjashëm pritet ta bëjnë edhe deputetë të tjerë që janë shprehur për reforma rrënjësore në LDK, mirëpo kjo në masë të madhe do të varet edhe nga zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së, i cili pritet të zgjidhet me 14 mars.
Kujtojmë se Isa Mustafa dha dorëheqje për shkak të rezulatit të dobët të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK-ja doli e treta, pas LVV-së dhe PDK-së.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48%, apo mbi 800 mijë votues. Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. Lista Srpska ka siguruar 10 vendet e rezervuara për ta, ndërsa 10 deputetë janë siguruar nga radhët e pakicave jo serbe./24-ore.info