Lajme

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Zyra e Departamentit të Shtetit në SHBA për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për “pikën administrative të kontrollit modern, administrativ në Merdare”.

Kjo zyrë shkruan se pikëkalimi në Merdare do ta ndihmojë rritjen e ekonomisë, raporton Gazeta Express.

“Urime për pikëkalimin modern, të financuar nga BE-ja, në Merdare, i cili tani është plotësisht i stafuar dhe funksional. Kjo strukturë do të ndihmojë ekonominë e rajonit të rritet përmes tregtisë më efikase dhe të sigurt dhe plotëson një nga pikat e Marrëveshjeve të Uashingtonit”, thuhet në ‘tweetin’ e Departamentit të Shtetit.

Ky pikëkalim, si dhe katër të tjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u hap në bazë të një marrëveshjeje nga Brukseli e arritur në 2011 midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila u finalizua edhe në marrëveshjen e Washingtonit në shtator.

“Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare”, thuhet në njërën nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë