Kronika e Zezë

Dënohet me 18 vjet burgim gruaja që vrau të dashurin në Ferizaj më 2018

Me 18 vjet burgim është dënuar një grua për vrasjen e të dashurit të saj, më 31 gusht 2018. Siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj, e pandehura M.P. është dënuar për vrasje me 17 vjet dhe me dy vjet për armëmbajtje, ndërsa dënimi unik është në kohëzgjatje prej 18 vjetësh.

Sipas njoftimit, e pandehura më 31 gusht të 2018-s kishte vrarë të dashurin e saj Avdyl Kçikun, brenda veturës duke shtënë në drejtim të tij dy herë me armë zjarri, duke e qëlluar në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë.

Pas kësaj, e pandehura kishte ikur dhe ishte arratisur në Gjermani. Pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta ishte arrestuar nga autoritetet gjermane dhe më 18 dhjetor 2019 ishte ekstraduar në Kosovë.