Kosovë

Dënohet me 1 vit e gjysmë burgim personi që kërcënoi ambasadorin Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 1 vit e gjysmë burgim të akuzuarin me inicalet F.M për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.

Ai akuzohet se më 19 tetor të këtij viti rreth orës 23:00 përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje kërcënuese ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Dënimi do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa në dënimin e shqiptuar të akuzuarit  i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej datës 20.10.2020.

Ambasadori Gashi për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar nga kjo gjykatë në kontestin e rregullt juridiko – civil.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.