Maqedoni

Demiri: Po punojmë fort për të pasur një shoqëri të barabartë për të gjithë

Abdush Demiri nga Levizja Besa i ftuar në emis

Abdush Demiri nga Levizja Besa i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat, gjatë debatit me përfaqësuesit e tjerë të subjekteve politike shqiptare, tha se Lëvizja Besa si pjesë e koalicionit qeverisës me LSDM-në, në programin e saj qeveritar ka kërkuar dhe po punon fuqishëm për të pasur një shoqëri të barabartë për të gjithë, përfshirë të gjitha etnitë që jetojnë në shtet.

Për ne si Lëvizje Besa gjatë bisedimeve me partnerin e koalicionit LSDM, u kemi bërë të ditur se për në është e rëndësishme të kemi një shoqëri të barabartë për të gjithë dhe ne si subjekt politik po punojmë fortë për të arritur këtë qëllim që të jemi një shoqëri e barabartë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut për të gjithë.