Lajme

Demi: Në 6 mujorin e parë bizneset me 584 milionë euro më pak fitime

Agron Demi nga Instituti GAP përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në gjashtë mujorin e parë bizneset kanë deklaruar 584 milionë euro më pak fitime.

E sipas tij deri në fund të vitit kjo shifër do të tejkalojë një miliardëshin.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Institucione që nuk e kane fare problem me marr vendime dënuese, por nuk munden tani e pesë muaj me aprovu ligje që ndihmojnë bizneset e qytetarët. Vetëm në gjashtë mujorin e parë bizneset kanë deklaruar 584 milionë euro më pak fitime. Deri në fund të vitit kjo shifër do të kalojë një miliardëshin. E ajo pakoja 1.2 miliardëshe për rimëkëmbje ekonomike nuk është askund”, ka thënë Demi.

Ai gjithashtu ka kritikuar Qeverinë për buxhetimin e autostradës së ri, si dhe numrin e madh të zëvendësministrave.

“E edhe në pandemi, kjo qeveri nuk ka hezituar me buxhetu autostradë të re në vlerë prej 600 milionë eurosh e me i emëruar deri në pesë zëvendesministra për një ministri. E për krejt këto paguajnë bizneset që mbyllen e nuk ndihmohen”, ka thënë Demi.

Image