Sport

“Dembel? I ngadalshëm? Shkoni në djall, unë ika” – Lukaku kujton kohën kur u largua nga United

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka folur për

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka folur për kritikët që e quanin “dembel” dhe “i ngadalshëm”, derisa ishte ende pjesë e Manchester United, njofton Insajderi.

United e kishte blerë Lukakun për afër 50 milionë euro nga Everton, ku kishte kaluar një formë të shkëlqyer duke shënuar 87 gola në 166 ndeshje.

Ai e kishte nisur mirë edhe në United në sezonin e parë në vitin 2017, por më pas filluan problemet dhe Lukaku kritikohej tej mase.

Pas formës jo të mirë ai u shit në Itali tek Inter. Tani belgut i është kthyer forma dhe veçmë ka shënuar 37 herë për neuroazurët. Por Lukaku insiston se nuk është se ka ndryshuar gjë. Ai thotë se është i njëjti, porse dallimi është te vlerësimi që i bëhet në Itali, ndryshe nga koha e kaluar në Uniteed.

“Para një viti, kur isha ende në Angli, kinse isha ‘dembel, nuk vrapoja, nuk bëja atë ose këtë’”, thotë Lukaku për The Times.

“Këtu, më quajnë punëtorin më të madh në klub. Por, nëse më shikon duke luajtur këtu dhe në Angli, përveç disa përmirësimeve të vogla, unë jam i njëjti. Por, produkti është tjetër, sepse tash jam i plotë, tash mund ta shihni potencialin e plotë. Kështu do të mund të bëja edhe në Angli, por ata më quanin i ngadalshëm. Si? Unë i ngadalshëm?

“Kishte kaq shumë gjëra kur unë i thosha vetës: diçka nuk është në rregull. Me të gjitha këto gjëra i thash vetës; ‘a e di si? Shkoni të gjithë në djall. Unë ika”./Insajderi.com