Lajme

‘Dekriminalizimi’/ KQZ, pritet vendimi mbi çështjen e Agim Kajmakut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të diskutuar mbi “fatin politik” të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, e më pas për të marrë një vendim.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të ‘falsifikimit të parave’, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njejti person.

Përgjigjja e Prokurorisë së Përgjithshme për Kajmakun u është shpërndarë të pesë anëtarëve të KQZ-së për të shqyrtuar aktet.


Etiketa: , , ,