Lajme

Dekretet për Kushtetuesen, Meta: Pse nuk firmosa për Arta Vorpsin

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi në këto momente për çështjen e dekreteve të Gjykatës Kushtetutës. Kreu i shtetit ka folur për dekretin e sotëm për plotësimin e vakancës në Kushtetuese, atë të Marsida Xhaferrllarit.

Por Meta është pyetur nga gazetarët edhe lidhur mbi hezitimin për të dekretuar emrin e Arta Vorpsit, e cila më pas u zgjodh automatikisht anëtarë e Gjykatës Kushtetuese. Meta thotë se për Presidentin Kushtetuta nuk parashikon afat 30 ditor siç pretendon maxhoranca.

“Nuk ka asnjë afat të përcaktuar në kushtetutë për Presidentin lidhur me dekretet. Ka për Parlamentin. Kushtetuta është mbi çdo gjë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetutës. Kemi dy vite që jemi pa Kushtetutë sa kohë jemi pa Gjykatë Kushtetuese. Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese aktualisht është historik, sepse krijohet sipas reformës në drejtësi dhe është tepër e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta për këtë çështje. Kërkova respektimin e radhës, që të mos kishte përplasje institucionale”, tha Meta.