“Deshtimi me integrimin europian nuk mund te zevendesohet nga propaganda anti europiane e nje autokrati te korruptuar”. Kështu shprehet kryedemokrati Lulzim Basha duke iu referuar deklaratave të Edi Ramës nga takimi i Ohrit, lidhur me bashkëpunimin rajonal në kuadër të “Schengenit Ballkanik”.
“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”, shprehet Basha në Twitter.
Postimi i Bashës
Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!