Maqedoni

Dega e BDI-së Zhelinë zgjodhi kryetar Bedri Fazliun

Tetovë, 19 tetor 2019 (MEDIAL) – Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Zhelinës pranë Bashkimit Demokratik për Integrim që u mbajt sot në shkollën fillore Luigj Gurakuqi në Zhelinë kryetar i degës u zgjodh Bedri Fazliu.

Gjithashtu njëzëri u zgjodh edhe kryesia e degës si dhe këshilli mbikëqyrës i degës, në punimet e Kuvendit mori pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.