Sport

De Paul mendohet si përforcim ideal për ekipin nga Milano

Inter ka në dorë lojtarin e Udinese-s, Rodrigo

Inter ka në dorë lojtarin e Udinese-s, Rodrigo De Paul, njofton Insajderi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, skuadra ‘zikaltër’ ka gjetur gjuhën e përbashkët si me skuadrën ‘friulane’ si edhe me mesfushorin argjentinas i cili prej kohësh ka deklaruar se nga Udine do të largohej vetëm për një klub të madh.

Por përveç objektivit De Paul, skuadra ‘zikaltër’ ndjek me interes edhe pistën e Juan Musos që mbron katërkëndëshin e portës së ‘bardhezinjve’ friulan nga ku pas tij ndodhet dhe Roma. /Insajderi.com