Lajme

Dash Shehi: 9 pikat e Bundestagut përkthehen në qeveri tranzitore

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se e

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se edhe pse opozita ka bërë lëshime, 9 pikat e Bundestagut kanë si kusht qeverinë tranzitore. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Shehi tha se me qeverinë Rama ato pika nuk mund të realizohen.

“Ne gjykojmë që këto 9 pikat nëse do merren me seriozitet e kanë si një kusht të domosdoshëm për të pasur një qeveri tranzitore. Ndryshe këto nuk bëhen. Pse nuk bëhen me qeverinë Rama? Po të bëheshin me qeverinë Rama nuk do ishte e nevojshme tja vinte në dukje bota se mungojnë 9 pika. E dyta Rama ka 6 vjet në qeveri, po të kishte ndërmend për të bërë jo të 9 pikat, por sikur të kishte bërë nja 2 të paktën do kishte të mundur për ti bërë. Kështu që kjo nënkupton edhe këtë situatë. Megjithatë ne do ti ofrojmë ofertën tonë për secilën nga këto pika, pastaj do presim palën tjetër”, tha kreu i LZHK.

Shehi u shpreh se 9 pikat e Bundestagut janë këmbët e urës, por urën duhet ta ndërtojmë vetë ne shqiptarët.

“Rruga që kemi nisur është e gjatë, do kalojë nëpër 9 pikat e Bundestagut gjerman që janë këmbët e një ure për të lidhur një breg me një breg tjetër, por urën do të duhet ta bëjmë ne shqiptarët vetë”, shtoi ai.


Etiketa: ,