Shefja në largim e politikës së Jashtme në Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pret sonte në nje darkë pune udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për një traditë joformale që ka nisur qysh në vitin 2017 që mbahet në Bruksel.
Është njoftuar se në darkën do të jenë: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq.
Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre u ndërprerënë, për shkak të taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor, 2018. Gjithashtu kjo është dhe darka e fundit me kryediplomaten, pasi Mogherini lë mandatin më 1 Dhjetor 2019.
Etiketa: Bruksel, darkë, Federica Mogherini, lideret e ballkanit