24 orë+ Lajme

Dardan Molliqaj: Për shkak të qëndrimeve politike, i kam shkëputur kontaktet me familjen Dehari

I ftuar në emisionin “PA MASKË”, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur edhe lidhur me drejtësinë në rastin e Astrit Deharit. I pyetur nëse ka vizituar familjarët e të ndjerit, Molliqaj ka thënë se ka kohë që nuk ka qenë në vizitë tek ata, por se e ka vizituar varrin e Astrit Deharit në përvjetorin e fundit, njofton 24-ore.info

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Unë kam pasur afërsi jashtëzakonish të madhe me familjen edhe me Astritin, sidomos me Astritin… Edhe gjatë kohës sa kam qenë në arrati, Astritin dhe Egzon Kastratin i kam pas personat më të afërt… I kam shkëputur kontaket me familjen Dehari për shkak të qëndrimeve të qarta që i kanë politike, e që është e drejtë e tyre. Por, unë besoj se ata janë familjarë dhe nuk janë patronizues të askujt. Dëshmori është ai që ka vdekur për bindjet e veta politike… Ne nuk jemi të hidhëruar. Nëse takohemi, flasim… Por, unë e kam rezervuar veten dhe nuk jam shkuar më për shkak të bindjeve të tyre politike … Unë shkoj te varri i Astrit dhe e nderoj, por familja ka pozicion politik që për mua është legjitime, por unë nuk pajtohem me pozicionin politik”, ka deklaruar Dardan Molliqaj.

Ai ka shprehur se pret drejtësi në rastin e Astrit Deharit kur tashmë dihet se përgjegjësia për vdekjen e tij bie mbi pushtetin dhe institutucionet shtetërore ngaqë ai është arrestuar dhe është mbajtur pa fakte vetëm ngaqë ka qenë aktivist.

“Unë e kam pas shok dhe nuk e kam instrumentalizuar asnjë herë. Të tjerët e kanë instrumentalizuar edhe rastin, edhe Astrit Deharin. Mos të harrojmë, unë e kam thënë disa herë, prej arrestimit të grupit të aktivistëve të Vetëvendosjes për terrorizëm e deri në vdekjen e Astrit Deharit janë diku, nëse nuk gaboj, gati tre muaj, asnjëherë Albin Kurti asnjë fjalë nuk e ka thënë për ta. Ka dalë në media në Kosovë dhe në Shqipëri dhe asnjë fjalë nuk e ka thënë. As nuk ka shkuar në vizitë në burg, as te Astriti e as të tjerët. Kam qenë unë. As nuk është shkuar në vizitë tek ata që kanë qenë në arrest shtëpiak, asnjëherë në atë periudhë dhe asnjë deklarim nuk e ke, asnjë konferencë për shtyp, asnjë emision”, është shprehur kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj./24-ore.info