Lajme

Danimarka shteti parë në Evropë që braktis vaksinën AstraZeneca

Danimarka është bërë vendi i parë në Evropë që

Danimarka është bërë vendi i parë në Evropë që braktis vaksinën COVID të AstraZeneca.

Vendimi u mor për shkak të lidhjes së vaksinës me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, tha agjencia shëndetësore e vendit, raporton Euronews.

Søren Brostrøm, drejtori i agjencisë, tha pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) favorizojnë përdorimin e AstraZeneca, fushata e vaksinave të Danimarkës do të vazhdojë pa të.

“Në përgjithësi, duhet të themi se rezultatet tregojnë se ekziston një sinjal i vërtetë dhe serioz i efektit anësor në vaksinë nga AstraZeneca,” tha Brostrøm në një deklaratë.

“Bazuar në një konsideratë të përgjithshme, ne kemi zgjedhur për të vazhduar programin e vaksinimit për të gjitha grupet e synuara pa këtë vaksinë”. /Insajderi.com