Lajme

Dalin pamjet e vrasjes së politikanit në Elbasan, trupi i pajetë ende në vendin e ngjarjes (VIDEO)

Janë publikuar pamje nga vendi ku mbeti i vrarë

Janë publikuar pamje nga vendi ku mbeti i vrarë nga arma e zjarrit sot Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili më parë po ushtronte detyrën e drejtuesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë komunë, e që së fundmi i ishte bashkuar Partisë Socialiste.

Mediat në Shqipëri, krahas raportimit për këtë ngjarje të rëndë, kanë publikuar edhe video ku viktima shihet i shtrirë në një rrugë të lagjes “5 Maj”, aty ku ka ndodhur krimi nga i cili përveç vdekjes së tij, të plagosur mbetën edhe dy persona – njëri nga ta efektiv policor.

Ndonëse nuk dihen ende motivet e kësaj vrasje, ‘Ora News’ raportoi se ka pasur përplasje mes militantëve.

Më poshtë gjeni videon nga vendi ku ndodhi krimi, ku shihet edhe trupi i pajetë i viktimës i shtrirë në tokë.