Lajme

Daka flet për profesionin e gjyqtares: Jam marrë edhe me rastin “Pronto”

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka folur edhe për profesionin e gjyqtares që e ushtron në Gjykatën Supreme.

Ajo ka konfirmuar se është marrë edhe me lëndën për rastin e njohur “Pronto”, por nuk ka komentuar më shumë duke thënë se nuk i lejohet dhe s’është etike.

“Jam marrë edhe me këtë lëndë. Unë nuk vendosi se me cilën lëndë do të merrem. Ndahen rastësisht dhe kjo është njëjtë për të gjithë gjyqtarët. E kemi obligim të merremi me rastet që na caktohen dhe në momentin kur bëhemi gjyqtar ne japim një betim që duhet t’i zbatojmë ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Kosovës. Nuk mund të jap më shumë informata, sepse s’është etike dhe as në rregull të flas për çështjet penale me të cilat jemi marrë”.

Por, cila punë është më e vështirë për Dakën?

“Puna në gjykatë është ajo që e bëj me shumë dashuri. Gjithë jetën jam marrë me atë punë. Puna në KQZ është shumë më e vështirë, por tashmë e kam dhe më duhet ta kryej. Në Gjykatë Supreme ka ndoshta më shumë peshë sepse aty vendoset për jetën e njerëzve dhe fatin e tyre, ndërsa në KQZ vendoset për organizimin e zgjedhjeve”.

Daka në Rubikon tregoi se vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve e ka fokusin në KQZ dhe pas certifikimit të rezultateve i kthehet punës më intensivisht në Gjykatë Supreme