Showbiz

Dafina Zeqiri i nënshtrohet operacionit delikat: Kanë qenë 5 javë të gjata

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar me anë të n

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar me anë të një postimi në rrjetet sociale se i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij.





Bashkangjitur postimit në ‘Instagram’, këngëtarja ka treguar se për pesë javë ka kaluar ditë të vështira teksa rikuperohej.

“Kanë qenë 5 javë të gjata”- shkruan Dafina krahas postimit, ndërsa ndjekësit dhe miqtë i urojnë shërim të shpejtë.

Projekti i fundit i këngëtares erdhi dy muaj më parë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ylli Limanin. Projekti i titulluar  “Mos shko” u prit mjaft mirë nga publiku dhe mori mijëra klikime.