Lajme

Daçiq: Fola me Lajçakun, s’ka gjasa që dialogu të vazhdojë nëse s’ka rezultat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar në mëngjes kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq të cilin e informoi në lidhje me takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi,transmeton Insajderi.

Vuçiq tha se u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë.

“Bisedë në mëngjes me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Ivica Daçiq. Unë e informova atë në lidhje me bisedën në Bruksel dhe ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë,” shkroi Vuçiq në Instagram.

Ndërsa, Daçiq ka deklaruar se nuk ka gjasa që negociatat në Bruksel të vazhdojnë nëse nuk ka rezultate të prekshme.

Ai shtoi se ka folur me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ai (Lajçak) tha se nuk do të organizonte takime të tilla nëse nuk do të kishte rezultate, por është e qartë se ai ka durim. Unë mendoj se është mirë të kesh durim dhe se është më mirë të ulemi dhe të flasim sesa të krijojmë probleme në terren, por kjo është një çështje perspektive, sepse Kurti padyshim nuk dëshiron të merret me temat që janë në agjendë”, tha Daçiq.

Gjatë së hënës u mbajt takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./Insajderi.com