Kosovë

Daçiq, Çitakut: Ti ende je qytetare e Serbisë; vjen reagimi i Ambasadores

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka reaguar ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq për çështjen e publikimit të certifikatës së lindjes në OKB.

“Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për të gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojnë atë përpara Këshillit të Sigurimit në OKB”, ka shkruar Çitaku.

“Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artifaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë”.

Ndryshe Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të Vlora Çitakut ambasadores së Kosovës në Amerikë.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë”, i tha Daçiq, Çitakut derisa po e bënte publike certifikatën.

Daçiq publikon certifikatën e lindjes së Vlora Çitakut