Showbiz

Çuditet Ahmeti sesi nuk u informua nga Qeveria për masat e reja që përfshinë Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e Qeverisë për cenzurimin e lëvizjes në Prishtinë nga ora 21:00.

“Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Pas 178 rasteve raportuara të shtunën me coronavirus dhe rritjes së vdekjeve, Qeveria Hoti ka ardhur me masa të reja. Në katër qytete nuk mund të lëvizet nga ora 21:00, ndërsa kafiteritë nuk do të funksionojnë nga ora 21:00 përpos “Take Away”.

Shpend Ahmeti ka qenë shumë aktiv sa i përket menaxhimit të pandemisë në Komunën e Prishtinës, madje ai disa herë ka propozuar edhe die për tejkalimin e kësaj situate. /Insajderi.com/