Sport

Cristiano Ronaldo preket nga COVID-19, Juventusi në ankth!

Sulmuesi i Portugalisë dhe i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka marrë një lajm shumë të keq. Ai është prekur nga COVID-19 në grumbullimin e kombëtares portugeze.

Federata e Portugalisë ka bërë me dije se lojtari është prekur nga COVID-19. Federata Portugeze dha lajmin pas raundit të fundit të tamponëve.

“Cristiano Ronaldo është mirë, pa simptoma dhe në izolim. Pas rastit pozitiv, lojtarët e mbetur kryen prova të reja këtë të martë në mëngjes, të gjitha me rezultate negative dhe janë në dispozicion të trajnerit Fernando Santos për trajnimin e kësaj pasdite “.