Lajme

Covid prek artisten e njohur Justina Aliaj – shtrohet në Infektiv në gjendje të rëndë

Artistja e njohur Justina Aliaj është prekur ng

Artistja e njohur Justina Aliaj është prekur nga Covid-19.

Burime për Mapo bëjnë me dije se Aliaj është shtruar në spitalin Infektiv dhe se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në një postim në “Facebook”, miku i saj, Sokol Parruca, tregon se artistja po vuan nga mungesa e frymëmarrjes, dhe i bën thirrje publike mjekëve që ta shpëtojnë.

“Justina Aliaj po vuan mungesën e frymëmarrjes në Spitalin Infektiv. E gjithë  vëmendja jonë është tek ti Justi. E di se nuk ke nevojë për kurajo , se ti je tip kurajoze. E ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jetë dhe ia ke dalur. Dhe sot do ia dalësh!

Ti e di, se të gjithë jemi aty me ty , të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë , siç na ke dhënë ti me artin tënd , shpirtin tënd. Të nderuar mjekë! Sot , para jush qëndron e shtrirë një heroinë, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh…Ju lutem, përunjësisht, ju lutem, shpëtoni Justinën”, shkruan Sokol Parruca.


Etiketa: , ,