Ballkan

COVID/ Greqia vijon me ritme të larta, vetëm sot 2186 të infektuar

Organizata Kombëtare e Shëndetit (EODY¬) në Gre

Organizata Kombëtare e Shëndetit (EODY¬) në Greqi njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 2186 raste të reja të infektimve me COVID-19.





Vijon edhe numri i vdekjeve të jetë i lartë. Sipas burimeve zyrtare janë regjistruar 89 humbje jete duke shkuar numri në 2606 vdekje gjithsej në vend.

Mësohet se ditën e sotme vetëm nga kontrollet e hyrjeve në vend janë evidentuar 28 të prekur me virus.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 109655. Ndërkohë që 613 pacientë po trajtohen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 175 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 611 pacientë të tjerë janë përmirësuar duke u larguar nga reparti i trajtimeve intesive, ICU.