Ballkan

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 28 viktima dhe 450 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriu

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me Covid-19. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 28 pacientë.



Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj janë regjistruar gjithsej 150.672 raste, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, kurse 4.714 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 16.049 raste aktive me virusin korona.