Ballkan

Covid-19 në Greqi, shënohen 916 raste të reja dhe 96 viktima në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmu

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar 916 raste të reja me koronavirus.  Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 129584, nga të cilat 52.5% janë burra.





Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në orët e fundit 96 persona kanë humbur jetë si pasojë e virusit. Numri i viktimave në shtetin grek që nga fillimi i pandemusë ka shkuar në 4044.

Sakaq, 527 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 160 (30.4%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 77.6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.