Sport

COVID-19 kërcënon Lojërat Olimpike, por perandori japonez konfirmon prezencën në ceremoninë hapëse

Shtimi i rasteve me COVID-19 tremb jo pak organ

Shtimi i rasteve me COVID-19 tremb jo pak organizatorët e Lojërave Olimpike, madje së fundmi janë tërhequr edhe disa nga sponsorit kryesorë duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit se këto lojëra mund të shtyhen ose ndërpriten. Pavarësisht se jemi vetëm dy ditë përpara startit, mediat britanike i kanë kushtuar faqet e para kësaj çështje duke u kapur fortë edhe pas mossigurisë të vetë organizatorëve.



 

Për të qetësuar pak fansat e Lojërave Olimpike por dhe vetë organizatorëve ka menduar perandori japonez Naruhito i cili ka konfirmuar prezencën e tij në ceremoninë hapëse më 23 korrik. Gjithsesi në çdo rast prezenca e tij do të jetë shumë e limituar, kjo e kushtëzuar nga rregullat e imponuara. Jo vetëm perandori japonez por dhe 15 lider të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse do të jenë prezent në ceremoninë hapëse, mes tyre edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron.