Interi ka publikuar formacionin për ndeshjen ndaj Brescias në transfertë. Trajneri Antonio Conte do që të kthehet te fitorja pas barazimit 2-2 me Parmën. Zikaltrit nuk vijnë me shumë ndryshime, pasi Lautaro dhe Lukaku kanë frenat e sulmit. Mbrojtja nuk ndryshon, Godin, De Vrij dhe Skriniar luajnë së bashku me një mesfushë që ka vend dhe për Candrevën.
? | FORMAZIONI
Ecco l’undici iniziale scelto da Antonio Conte per #BresciaInter ⚫️??#FORZAINTER!!! pic.twitter.com/HccOMvKvNW
— Inter (@Inter) October 29, 2019
Conte do të gjejë përballë një sulm të përbërë nga Balotelli dhe Donnarumma, dy futbollistë që e njohin mirë portën kundërshtare. Tonali është një tjetër emër që mund të rrezikojë portën e Handanovicit.
Etiketa: brescia, formacione, Inter