Mesa duket Leo Messi e ka marrë seriozisht. Synimi padyshim mbetet “Topi i Artë”. Nëse shpallet fitues, e çon në 6 numrin tyre. Një rivalitet i fortë mes Ronaldos dhe mbrojtësit kampion Europe, Virgil Van Dijk. Mirëpo për “Pleshtin” nuk paska rival. Sfidat e fundit ka treguar që ai është gjithmonë aty, di të shënojë në çdo lloj mënyre, e kështu po i afrohet gjithnjë e më tepër Cristiano Ronaldos, përsa i përket golave në karrierë.
Mbrëmjen e sotme Messi ka realizuar një tripletë. Goli i parë erdhi në minutën 23’ nga 11-metërshi, ndërsa dy të tjerët, në minutën e 45’ dhe 48’, u realizuan në mënyrë perfekte nga goditja e dënimit. Pothuajse të njëllojtë.
Rezultati i përgjithshëm është 4-1.
Me këtë fitore, Barça ngjitet në vendin e parë në klasifikim, me pikë të barabarta me Realin e Madridit, por me golavarazh më të madh.
Etiketa: barcelona, Messi, Ronaldo, Van Dijk