Sport

City kalon në epërsi, Mahrez realizon

Po zhvillohet sfida e kthimit e gjysmëfinales s

Po zhvillohet sfida e kthimit e gjysmëfinales së Champions League, ku Manchester City ka krijuar epërsi, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 11-të e takimit, kur pas një aksioni nga ana e majtë, Zinchenko fut topin në zonë duke gjetur të lirë belgun De Bruyne, i cili godet në drejtim të portës, mirëpo goditja e tij devijohet nga një mbrojtës mysafir, teksa topin kalon në krahun ku ndodhej Mahrez, i cili me një goditje zhagas me të djathtën, arrin t’a dërgoj topin mes këmbëve të Navas, kështu duke krijuar një kapital të madh, pasi edhe në sfidën e parë ekipi i Guardiolës kishte fituar ndeshjen me shifrat 1:2 në Paris. /Insajderi.com