Sport

City “gjunjëzohet” në Francë, Milani dorëzohet përballë Atleticos

Në një ndeshje të “zjarrtë” dhe me shumë raste

Në një ndeshje të “zjarrtë” dhe me shumë raste shënimi, PSG-ja e ka mposhtur Manchester City-n me rezultat të pastër 2-0.

Në këtë takim, nëse shikohet posedimi, atëherë ekipi anglez ishte dukshëm më i mirë, por francëzët rrëmbyen pikët e plota, shkruan Shqip.com.

Goli i shënuar nga Messi

Golin e parë për PSG-në e shënoi Idrisia Guye pas një asistimi të dhënë nga Kylian Mbappe.

Mbappe asisitoi edhe një herë në pjesën e dytë, kur topin në rrjetë e dërgoi Leo Messi.

Për argjentinasin ky ishte goli i tij i parë me fanelën e PSG-së, ndërkohë sonte e zhvilloi paraqitjen e katërt.

Pas këtij takimi, nënkampionët e Francës janë në vendin e parë në Grupin A me katër pikë, kurse City zbret në vendin e tretë më një pikë më pak.

Një ndeshje me shumë emocione është zhvilluar edhe në Itali, ku Milani është mposhtur nga Atletico Madrid.

Rosonerët kaluan në epërsi të parët me anë të Rafael Leao që tundi rrjetën në minutën e 20-të.

Goli i shënuar nga Leao

Por, gjërat për ekipin italian u vështirësuan kur Kessie u ndëshkua me karton të kuq vetëm nëntë minuta pasi shënuan gol.

Për golin e barazimit shënoi Antonie Griezmann, kurse në minutën e shtatë shtesë, Luis Suarez nga pika e bardhë e tundi rrjetën dhe i dhuroi spanjollëve pikët e plota.

Kështu, Milani mbetet i fundit në grup me 0 pikë, ndërsa Atletico është në në vendin e dytë me katër pikë.

Goli i fitores i shënuar nga Luis Suarez

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Porto 1-5 Liverpool

Dortmund 1-0 Sporting

Real Madrid 1-2 FC Sherif/Shqip.com