Maqedoni

Cipras: Jemi krenar me Marrëveshjen e Prespës

Ish kryeministri i Greqisë, ndërsa tani lider i SYRIZËS opozitare, Aleksis Cipras gjatë debatit për ligjin e ri për azil në Parlamentin grek, duke folur për çështjet kombëtare, u kthye edhe në Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se ndjehet krenarë me marrëveshjen e arritur.

“Po, krenar jemi për këtë Marrëveshje sepse sot aeroplanët ushtarak grek të cilët e mbikëqyrin hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, ndërsa jo aeroplanët ushtarak turq, siç do të ishte nëse nuk e ndërmerrnim këtë hap historik. Krenar jemi sepse e mbrojtëm interesin patriotik. Krenar jemi që madje edhe sot, kur një vend fqinj është në situatë të rëndë, ne jemi ato të cilët kemi ndërmarrë nisma në interes të stabilitetit në vendin fqinj, derisa Qeveria greke në Samit i ka vëzhguar Danimarkën dhe Holandën se si merren me Ballkanin Perëndimor”, tha Cipras.

Loading…