Sport

Çiklisti spanjoll Jose Manuel Diaz Gallego fitoi Turnenun Presidencial të Çiklizmit në Turqi

Çiklisti spanjoll Jose Manuel Diaz Gallego i ek

Çiklisti spanjoll Jose Manuel Diaz Gallego i ekipit Delko të Francës fitoi Turneun e 56-të Presidencial të Çiklizmit të Turqisë, njofton Insajderi.

Turneu i 56-të Presidencial i Çiklizmit i Turqisë përfundoi me fazën e fundit në rutën Bodrum-Kuşadası, e gjatë 160,3 kilometra.

Gallego, 26 vjeç, përfundoi turneun me tetë etapa të gjatë 1.244 kilometra në 29 orë, 19 minuta dhe 40 sekonda.

Ndërkaq, çiklisti australian Jay Vine i ekipit Alpecin-Fenix nga Belgjika përfundoi i dyti, një sekondë pas fituesit, ndërsa çiklisti argjentinas Eduardo Sepulveda i ekipit italian Androni Giocattoli-Sidermec doli i treti, gjashtë sekonda prapa.

Çiklisti britanik nga Deceuninck-Quick Step, Mark Cavendish, ishte fituesi i fazës së fundit dhe të tetë të turneut pasi përfundoi garën në 3 orë, 24 minuta dhe 38 sekonda. /Insajderi.com