Showbiz

Chiara Ferragni dhe Fedez, prindër për herë të dytë

Blogerja Chiara Ferragni dhe këngëtari i njohur

Blogerja Chiara Ferragni dhe këngëtari i njohur Fedez do bëhen sërish prindër për herë të dytë.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Lajmin e bukur e ka bërë publike vetë Chiara me anë të jë postimi në llogarinë e saj, ku ka postuar një foto të djalit, Leone i cili mban në dorë foton e skanimit me ultratinguj.

“Familja po rritet”, “Familja jonë po bëhet më e madhe“- shkruan Chiara përkrah fotos.

Pak ditë më parë, Chiara kishte shkruar në Instagram: “Ne kemi një lajm të shkëlqyeshëm për ju “.

Dyshja gjithmonë janë shprehur se duan të krijojnë një familje të madhe. Mbetet për tu zbuluar në ditët në vijim nëse Leone do të bëhet me motër apo vëlla.