Sport

Chelsea dhe Sevilla kualifikohen për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Chelsea ka siguruar kalimin në 1/8 e finales se Ligës së Kampioneve pasi ka mposhtur me rezultat të ngushtë 1-2 skuadrën e Rennes. Kjo fitore ka mjaftuar për Blutë e Londrës që të kalojnë tutje në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. E vetmja gjë që do të diskutohet është se a do të kalojë në këtë fazë nga vendi i parë apo nga vendi i dytë, pasi që edhe Sevilla ka shënuar fitore.

Rennes-Chelsea 1-2

Chelsea ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pas një goli të Calum Hudson-Odoi në minutën e 21-të. Pjesën e parë Chelsea ishte një skuadër shumë më e mirë se Rennes dhe kjo u pa në rastet që krijuan. Rastin e parë të mirë për gol e pati Werner, por dështoi që të shënoi nga një metra largësi. Pas golit të Odoi, Rennes luajti më mirë dhe  arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 85-të me anë të Giarassy. Por, Chelsea reagoi dhe Olivier Giroud shënoi në minutën e parë shtesë për t’i fituar tri pikë dhe kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve. Me këtë fitore, Chelsea ka tubuar 10 pikë dhe është në vendin e parë, pasi që Sevilla barazoi 1-1 kundër Krassnobar duke shtyrë kështu festën e kalimit tutje të grupit.

Sevilla është kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve për shkak se ka fituar në Rusi kundër Krassnobarit. Ndeshja filloi shumë më mirë për mysafirët ku Rakitic shënoi gol në minutën e 4-të te ndeshjes. Pas pësimit të golit Krassnobar vazhdoi me sulme në drejtim të portës së spanjollëve dhe në pjesën e dytë barazuan rezultatin me anë të Wanderson në minutën e 56-të. Sevilla tentoi të kaloi në epërsi dhe e arriti këtë pasi që shënoi gol në minutën e pestë shtesë të ndeshjes ku shënoi El Haddadi.  Vendi i parë në Grupin E do të jetë një luftë në mes të Sevillës dhe Chelsea e ku kjo gjë mund të ndodh që të vendoset që në ndeshjen e Radhës që do të zhvillohet në Sevillë javën e ardhshme.