Lajme

Çfarë u tha sot në Kryesi të Kuvendit për tërheqjet nga Trusti?

Edhe më tutje, partitë opozitare po kërkojnë me ngulm, që të bëhet i mundur shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se kanë kërkuar në kryesinë e Kuvendit që ta dërgojnë në seancë projektligjin, me të cilin do të mundësohej tërheqja e një përqindjeje të kursimeve në Trust.

Kërkesa në kryesi është shumë e qartë, sjellne ligjin për Trust sa më shpejt në seancë parlamentre. Është diskutuar edhe për projektligjin e sigurisë që është një tem mjaftë e rëndësishme. Po ashtu, është diskutu edhe për Komisioni për Reforma Zgjedhore”, tha Tahiri.

“Ka pasur diskutuam për numërimin e votave,  forma elektronike apo fizike”.