Kosovë

Çfarë rëndësie ka për Amerikën Kuvajti, vendi ku do të zbarkojnë ushtarët e FSK’së?

Brenda ditësh, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zbarkojnë në Lindjen e Mesme për të shërbyer në misionin paqeruajtës krahë Gardës Kombëtare të Iowas.

Për ushtarakët amerikanë, Kuvajti është shtet tejet i rëndësishëm i kësaj zone, prej kur SHBA si fuqia më e madhe botërore kujdeset për rendin dhe luftën kundër terrorizmit.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka të vendosura në Kuvajt plot 13 mijë e 500 trupa, duke e bërë vatrën më të madhe të ushtarëve amerikanë pas Gjermanisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Kuvajti nuk është pjesë e NATO-s, por Aleanca Veri-atlantike e sheh Kuvajtin si një ndër aleatët më të mëdhenj. Bazat amerikane në këtë vend shërbejnë për shpërndarjen e artikujve të tepërt të mbrojtjes dhe përmes sistemit të shitjeve të jashtme ushtarake, SHBA shkëmben shitje të pajisjeve ushtarake me Kuvajtin në vlerë të afro 19.3 miliardë dollarëve.

Së fundmi, Kongresi amerikan ka renditur 28 aeroplanë luftarakë, 218 tanke, mbështetje logjistike për helikopterë, dhe raketa në kuadër të sistemit për shitjet e jashtme ushtarake me Kuvajtin.

SHBA ndërkaq që nga 2014-ta, eksporton mbi 2.2 milionë dollarë artikuj mbrojtës në Kuvajt, kryesisht elektroteknikë ushtarake.

Kronika më poshtë tregon se kur nisi vendosja e trupave amerikanë për herë të parë në Lindjen e Mesme dhe në Kuvajt dhe raportet që kanë amerikanët me këtë shtet.