Showbiz

Çfarë po ndodhë në Klinikën Infektive?

Pas vdekjeve të fundit gjithçka po eskalon në K

Pas vdekjeve të fundit gjithçka po eskalon në Klinikën Infektive, katër vdekje tjera dyshohen që kanë ndodhur në mesnatë të të infektuarëve nga coronavirusi.

Njësi policiore sot kanë rrethuar gjithë Klinikën Infektive, pasi një gjendje e tillë e pandemisë nuk ka ndodhur më parë – të shtunën u raportuan edhe për 178 raste të reja me COVID-19, rekord i zi.

Në anën tjetër familjarët e viktimave po shprehin dyshime se sistemi oksigjenit ka pasur probleme.

Sot në ora 13:00 kryeministri i vendit, Avdullah Hoti takohet me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore për të diskutuar masat e mundshme për parandalimin e coronavirusit.

Prej lehtësimit të masave qarkullimi njerëzeve është rritur jashtëzakonisht shumë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për kujdes; maska dhe distancë sociale. /Insajderi.com/