Teknologji

Çfarë ndodhi që Instagram dhe Facebook u bllokuan dje në mbrëmje për një kohë të shkurtër?

Ditën e djeshme, Instagram dhe Facebook pati nj

Ditën e djeshme, Instagram dhe Facebook pati një bllokim tjetër. DownDetector raportoi mijëra raste ndërprerjeje. Ky është bllokimi i dytë në më pak se një muaj, që iu ndodh gjigantëve të rrjeteve sociale. Ndonëse kjo periudhë mund të jetë dukur shumë e gjatë për përdoruesit, kësaj radhe ndërprerja zgjati më pak, rreth 20 minuta, njofton Insajderi.

Një zëdhënës i kompanisë tha se “një ndryshim i konfigurimit bëri që shërbimet e Facebook të mos ishin të disponueshme për disa njerëz”.

“Jemi duke hetuar dhe zgjidhur çështjen. Kërkojmë falje për shqetësimin”, tha zëdhënësi. /Insajderi.com