Lajme

Çfarë dihet deri më tani për tragjedinë që ndodhi në fshatin Hallaq në Lipjan?

Në fshatin Hallaq të Lipjanit ka ndodhur një ra

Në fshatin Hallaq të Lipjanit ka ndodhur një rast tragjik ku një person ka vdekur e pesë të tjerë janë plagosur me armë zjarri.

Policia për Insajderi.com ka konfirmuar rastin, por nuk janë dhënë detaje të shumta e as motivet që kanë çuar deri tek ky rast.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për dy familje që janë fqinj në mes vete, por ende asgjë zyrtare nuk ka.

Për rastin që ndodhi sot, rreth orës 07:00 në mëngjes, raportohet edhe se filloi si përleshje por që eskaloi më pas edhe me të shtëna me armë zjarri.

Por, krejt çfarë policia ka raportuar deri më tani është se “rreth orës 07:00, ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona,  prej tyre një  person nuk mundur t’u përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”.

Gjithashtu se “aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”./Insajderi.com