Shqipëri

Celibashi: Pjesëmarrja në zgjedhje 48.2%, rezultati zyrtar nuk e jap dot sot

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Ce

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja në këto votime është 48.2%.

Celibashi u shpreh më tej se rezultati zyrtar i pjesëmarrësve do të dalë pasi të merret informacioni nga të gjitha QV.

Celibashi: Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat

Pjesëmarrja sipas të dhënave nga KQZ janë në nivelin 48.2%. Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë. KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë

Në ora 7 ka përfunduar, Rezultati pjesëmarrjes KQZ nuk mund ta japi sot dhe nuk e ka dhënë sot e 30 vjet. Rezultati përfundimtar del pasi dalin tabelat e rezultatit dhe tabelat nga qendrat e votimit.

Nuk ka nodhur asnjëherë në këto 20 vite që të gjitha qendrat e votimit të kenë raportuar njëkohësisht për pjesëmarrjen. Infot e pjesëmarrjes jepen në bazë të sondimit. /TCH/