Lajme

Çdo javë me helikopter në Dibër, PD: Olta Xhaçka harxhon mijëra euro të shqiptarëve

Partia Demokratike, përmes zyrtarit Xhemal Gjun

Partia Demokratike, përmes zyrtarit Xhemal Gjunkshi, ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër.

Sipas tij, ministrja e Mbrojtjes harxhon 10 mijë euro çdo javë, pasi shkon me helikopter në Peshkopi për fushatë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa privatë partiake, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve. Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri. Na kushton më lirë t’i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët”, thotë ish-deputeti.


Etiketa: ,