Maqedoni

Carovska: Qytetarë i ndjejnë përfitimet e reformës sociale

Mbi 120.000 qytetarë tanimë i ndjejnë përfitimet e reformës sociale, pasi në buxhetet familjare kanë më shumë mjetet financiare, ka thënë në intervistën për “Zërin e Amerikës”, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska e cila po qëndron për vizitë pune në SHBA.

“Reforma më e thellë është vendosja e shtesës fëmijërore që të mund gjenerata e ardhshme nga familjet më të goditura të mos jenë më në varfëri, por të mund të dalin dhe të konkurrojnë në tregun e punës”, ka thënë Carovska.

Sipas saj, reforma në sistemin e mbrojtjes sociale ka rol transformues në mbarë shoqërinë.

Për herë të parë ata që janë më ta rrezikuar, të varfrit, marrësit e ndihmës sociale në para shteti nuk i shikon si raste që duhet të mbeten në margjina, por si potencial i shoqërisë e cila duhet të përfshihet në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shtetit”, ka thënë ministrja Milla Carovska.

Loading…